Qytetarët rrisin besueshmërinë ndaj institucioneve

30 maj 2020 | 13:49

Qytetarët e Kosovës kanë shënuar rritje të kënaqshmërisë ndaj punës së institucioneve kyçe ekzekutive dhe legjislative në vend.

Sipas anketës Pulsi Publik të realizuar nga UNDP, kënaqshmëria e regjistruar me punën e ekzekutivit është 60.7 për qind, që përbën një rritje prej 46.3 pikë përqindje nga anketa e nëntorit 2019 kur ishte 14.4 për qind.

Gjetjet e kësaj ankete tregojnë se 65.4 për qind e qytetarëve janë të kënaqur me punën e kryeministrit, derisa 72.4 për qind është kënaqshmëria me punën e kryetares së Kuvendit të Kosovës.

Ndërsa  përkundër rritjes së niveleve të kënaqshmërisë me institucionet kyçe, ka rritje të pakënaqshmërisë me drejtimin politik të Kosovës. Më shumë se gjysma e të anketuarve (62.8 për qind) janë të pakënaqur ose shumë të pakënaqur me drejtimin aktual politik të Kosovës.

Ndryshe, sipas të dhënave të anketës sipas përkatësisë etnike, tregojnë se COVID-19 ka ndikuar negativisht në mirëqenien ekonomike të të gjithakomuniteteve etnike.

Sipas rezultateve, 65.7 për qind e shqiptarëve dhe serbëve dhe 74.5 për qind e pjesëtarëve të komuniteteve të tjera të Kosovës raportuan ndikim negativ të COVID-19 në mirëqenien e tyre ekonomike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bankat të gatshme për dhënien e kredive, varet nga kërkesa…