Qytetari hedh mbeturinat në hapësirë publike, komuna thotë se ai do të gjobitet

11 shkurt 2024 | 08:51

Komuna e Prishtinës ka publikuar në Facebook pamjet e një qytetari që shihet duke hedhur mbeturina në hapësirë publike.

Nga komuna thanë se një veprim i tillë është rreptsishtë i ndaluar.

Nuk lejohet hedhja e mbeturinave në hapësirë publike, gjelbërim e trotuar. Është i ndaluar rreptësishtë ky veprim! Ju lutemi mos e ndotni ambientin në të cilin jetojmë”, thuhet në reagim.

Tutje, komuna tha se personi që shihet në video do të gjobitet nga inspektorati në bazë të rregullores në fuqi.

Ta ruajmë bashkë ambientin ku jetojmë! Të gjithë bashkë mund të bëjmë më shumë për mjedisin tonë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, është i pakënaqur…