Qytetari nga Ferizaj gjen portofolin me para, e dorëzon në polici

21 prill 2024 | 09:45

Të shtunën qytetari A. Zejnullahu në Ferizaj ka gjetur një portofol me para të humbura.

Policia ka njoftuar se ai menjëherë e ka njoftuar policinë dhe portofolin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin e policisë në Ferizaj.

Pas procedurave të verifikimit të pronarit, në prani të policisë, pronarit i kthehen paratë 321.95 euro.

Me këtë rast Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj e ka falënderuar qytetarin A. Zejnullahu për gjestin e tij human dhe shembullor me rastin e dorëzimit të portofolit të gjetur në stacionin e policisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Demokracia në Veprim” përmes ekipeve mobile po vëzhgon procesin e…