Qytetarit në Klinë i vidhet vetura në oborr të shtëpisë

02 gusht 2023 | 12:13

Në mëngjesin e sotëm rreth orës 04:30 është vjedhur një automjet me targa vendore në oborrin e një shtëpie në Klinë.

Në raportin 24 orësh, policia ka dhënë detaje për rastin.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në oborrin e shtëpisë së tij i është vjedhur automjeti i tij me targa vendor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, rasti në procedure hetimore”, thuhet në raporton e policisë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pika kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, tek Dheu i Bardhë…