Qyteti i bukur

25 qershor 2021 | 00:32

Seç më pa syri n’kaltërsi deti

Ulqinin e bukur plot hijeshi,

me dashuri kudo dëgjoja

të flitej shqipja me ëmbëlsi.

Vezullonte pamje e shejtë

Mbi ujin e kristaltë,

Dallgët tundeshin pa pushim

pranë mureve të kalasë.

Kjo më bën të ndihem plotë

Të shuaj mall, t’mos jem n’vetmi.

Aty ku ishin themelet e ndërtuara dikur

po përtëriheshin përsëri.

Qershor 2021

Valbona R.Hadri

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hungaria “nuk ka më punë në Bashkimin Evropian”, tha kryeministri…