Raci: Kosova duhet ta heq taksen ndaj mallrave serbe

27 shkurt 2020 | 16:19

Njohësi i procesit te dialogut Kosovë-Serbi, Gazmir Raci, ka bërë me dije se Qeveria e Kosovës duhet ta heq taksen ndaj produkteve serbe dhe t`i kthehet tavolinës së dialogut.

Raci, i cili nga viti 2011 deri 2017 ishte anëtar i delegacionit të Kosovës gjatë dialogut teknik te Brukselit, ka deklaruar se për në fazën përfundimtare të dialogut Kosovë-Serbi duhet të këtë konsensus nacional. “Qeveria e Kosovës e ka obligim ligjore që ta marre përgjegjësin e dialogut, sepse Gjykata Kushtetuese vitin e kaluar ashtu e dha mendimin e saj. Tani kjo Qeveri duhet që sa më parë të kthehet në tryezë të bisedimeve, të heq taksen, të përgatitë një platformë të qarte me vija te kuqe. Në këtë fazë të bisedimeve duhet të përfshihet Kuvendi, të këtë konsensus nacional dhe të këtë transparencë e komunikim me mediet dhe shoqëri civile”, ka thënë Raci.

Këto komente, ai i ka bërë në tryezën “Dialogu Kosovë-Serbi: rruga drejt paqes së qëndrueshme” të organizuar nga institutit për Analizë të Politikave (I4PA) dhe Grupi për Hulumtimin e Politikave në Ballkan (BPRG) të mbajtur në komunën e Klinës.

Pjesëmarrësit e kësaj tryeze kanë diskutuar dhe analizuar të arriturat e deritashme në fushën e dialogut Kosovë-Serbi, pritjet për rifillimin e dialogut si dhe qasja e pozicioni të cilën do të duhej ta mbanin institucionet e reja në lidhje me marrëveshjet paraprake

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazeta “Epoka e re” ka siguruar padinë e bërë nga…