Rafael Nadal: Tani rëndësi për mua ka jeta private

14 shtator 2022 | 16:13

Rafael Nadal ka mbetur i zhgënjyer nga eliminimi i shpejtë në grand slam e US Open, ku kishte shumë shpresa të shkonte deri në fund, për t’u rikthyer numri 1 në botë. Gjithsesi, tenisti spanjoll, fitues i 22 grand slam në karrierë, tani ndodhet për një periudhë pushimi në shtëpinë e tij.

“Kam nevojë për qetësi dhe kohë për t’i rikarikuar, fizikisht e psikologjikisht. Kur të jetë momenti i duhur dhe të ndihem gati, atëherë do të rikthehem në fushë. Kjo është jeta. Gjërat ndodhin për një arsye dhe bota vijon të rrotullohet”, u shpreh Rafael Nadal.

“E ardhmja ime është ende e paqartë, pasi tani kam pak ditë që jam eliminuar nga US Open. Kam gjëra më të rëndësishme për t’u marrë veç tenisit. Vendiemt për të ardhmen time do të marr në bazë të atyre që do të ndodhin. Për momentin më shumë rëndësi për mua ka jeta personale”, tha Nadal, që pret të bëhet baba.

Kështu, prania e Nadal në turneun e Laver Cup në fund të shtatorit në Londër është në dyshim. “Dua të rikthehem të luaj në Evropë, por dua të kem ndjesi të mira kur ta bëj këtë gjë. Kanë mbetur disa turne që dua t’i luaj këtë sezon, por nuk e di se kur do të jem gati”, tha Nadal. /telesport/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e sotme…