Rafuna dhe kompanitë prodhuese takohen për themelimin e Shoqatës së Prodhuesve në OEK

05 tetor 2022 | 16:28

Me iniciativën e Odës Ekonomike të Kosovës, sot është mbajtur mbledhja e Këshillit Iniciativ për themelimin e Shoqatës së Prodhuesve të Kosovës, që përfshinë të gjitha degët e prodhimit.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka mirëpritur kompanitë prodhuese vendore për rithemelimin e kësaj shoqate duke theksuar rëndësinë e tyre në zhvillimin ekonomik të vendit dhe problemet me të cilat ballafaqohen vazhdimisht.

Themelimi i Shoqatës së Prodhuesve në nivel të Kosovës do të ishte një hap shumë i rëndësishëm përpara në zgjidhjen e problemeve dhe përmirësimin e ambientit ekonomik për ndërmarrjet prodhuese vendore.

Krahas të gjitha problemeve, Rafuna ka vlerësuar tej mase punën e prodhuesve, duke i cilësuar si akterë shumë të rëndësishëm në rritjen e punësimit, ngritjen e vlerave ekonomike e sociale, ngritjen e imazhit të vendit dhe kontributin e tyre të vazhdueshëm në fuqizimin e sektorit privat në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini ka…