Rafuna priti ambasadorin e Turqisë, biseduan për rritjen e bashkëpunimit ekonomik

14 shtator 2022 | 19:08

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, priti sot ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Çağri Sakar, me të cilin bisedoi për bashkëpunimin mes bizneseve të dy vendeve dhe mundësive për rritjen e këtij bashkëpunimi.

Kryetari Rafuna u shpreh i kënaqur me trendin pozitiv të bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve dhe u zotua për të kërkuar rrugë të reja për rritjen e investimeve të huaja direkte në vendin tonë.

“I vlerësojmë investimet e bizneseve turke si dhe përkrahjen dhe interesimin e vazhdueshëm për bizneset kosovare”, u shpreh Rafuna.

Në takim u vlerësua edhe përmirësimi i eksportit të produkteve kosovare drejt shtetit të Turqisë, duke respektuar punën dhe suksesin e biznesit vendor ndër vite.

Duke parë Kosovën si vend strategjik dhe me potencial të madh, kryetari Rafuna dhe ambasadori Sakar u zotuan për rritjen e një bashkëpunimi të qëndrueshëm në të mirë të ekonomisë vendore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, bashkë me anëtarin e Kryesisë…