Ragip Mustafa hap hotel në Golem, bën bashkë politikanë e biznesmenë shqiptarë

06 qershor 2021 | 10:57

Hapja e hotelit të ri “Pinea” në Golem të Shqipërisë me pronar biznesmenin e njohur nga Kosova, Ragip Mustafa, ka bërë bashkë shumë politikanë e biznesmen të Kosovës e Shqipërisë.

Siç shihet edhe në këtë fotografi të cilën e postuar në “Facebook” kryetari i Aleancës së Bizneseve të Kosovës (AKB), Agim Shahini, në hapjen e këtij hoteli ishin kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ish-kryeministri Isa Mustafa, ish-kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryetari në detyrë i PDK-së Enver Hoxhaj.

“Shqipëria vend që e bashkon kombin edhe kur të tjerët mendojnë ndryshe. Me tre kryeministrat: Edi Rama, Isa Mustafa e Ramush Haradinaj”, ka shkruar Shahini.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka theksuar se hoteli “Pinea”është një investim i bukur nga Kosova që i shtohet zinxhirit të hoteleve të reja, me kushte e standarde optimale, në vijën bregdetare të Golemit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, nesër,…