Ragip Xhaka i jep mbështetje Komandant Remit, kandidat i PDK-së me numrin 15
Veprimtari i qështjes kombëtare, Ragip Xhaka ka shprehur mbështetjen e tij për kandidatin për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Rrustem Mustafa – Komandant Remi, i cili garon me numrin 15 në listën e PDK-së.
Sipas Xhakës, Komandant Remi është një nga figurat që ka dhënë kontribut të çmuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, duke qenë ndër komandantët më të suksesshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Rrustem Mustafa “Remi” është një personalitet me vlera të mëdha kombëtare dhe institucionale. Kontributi i tij në luftën çlirimtare dhe në proceset e shtetndërtimit të Kosovës është i njohur dhe i respektuar nga qytetarët.
Kuvendi i Kosovës ka nevojë për figura me përvojë, integritet dhe dëshmi të qarta të përkushtimit ndaj vendit, siç është Komandant Remi. Për këtë arsye, mbështes kandidaturën e tij dhe u bëj thirrje qytetarëve që ta votojnë numrin 15 në listën e Partisë Demokratike të Kosovës.
Jam i bindur se Partia Demokratike e Kosovës, e udhëhequr nga Bedri Hamza, do të dalë fituese në këto zgjedhje, duke ofruar vizion, stabilitet dhe siguri për të ardhmen e Kosovës”, ka deklaruar Ragip Xhaka.



