Ragip Xhaka u bënë thirrje ferizajasve ta votojnë Agim Aliun për kryetar

01 tetor 2025 | 16:28

Kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Zvicër, Ragip Xhaka, i ka dhënë mbështetje Agim Aliut në garën për kryetar të Ferizajt.

Me këtë rast, ai ka kërkuar nga qytetarët e Ferizajt që ta votojnë Aliun dhe ekipin e tij në zgjedhjet e 12 tetorit.

Xhaka ka thënë se falë punës së Aliut, Ferizaj është transformuar rrënjësisht.

Ferizaj është shembull i një qyteti që ka njohur ndryshim dhe zhvillim të madh nën udhëheqjen e kryetarit, z. Agim Aliu. Me projekte konkrete dhe vizion afatgjatë, ai e ka kthyer Ferizajn në një qendër moderne, me perspektivë për gjeneratat e reja. Si kryetar i Degës së PDK-së në Zvicër, së bashku me të gjitha strukturat dhe aktivistët e degës sonë, japim përkrahjen tonë të plotë për kandidaturën e z. Agim Aliu për një mandat të ri, si dhe për listën e PDK-së për Asamblenë Komunale. Më 12 tetor, përkrahni numrin 191 për kryetar dhe listën e PDK-së për Asamble. Qyteti ynë, krenaria jonë!”, ka shkruar Xhaka në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një nga ish-liderët e Lëvizjes Studentore të ’97-s, Muhamet Mavraj,…