Ragmi Mustafi bëhet këshilltar në qeverinë Kurti

09 gusht 2023 | 16:11

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ia ka shtuar Ragmi Mustafin, vargut të gjatë të këshilltarëve në qeverinë e tij.

Mustafi, i cili deri para pak muajsh ka qenë kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, tash e tutje do të shërbejë si këshilltar i zëvendëskryeministrit të parë të Kosovës, Besnik Bislimi.

“Demokracia.com” ka siguruar vendimin për emërimin e Mustafit në këtë detyrë.

“z. Ragmi Mustafi emërohet Këshilltar Politik i Zëvendëskryeministrit të parë për Integrim evropian, zhvillim dhe dialog në Qeverinë e Republikës së Kosovës”, është thënë në vendim.

Mustafi nuk ka folur ende për këtë vendim. Një orë më parë ai ka postuar fotografi me kryeministrin Albin Kurti dhe është shprehur i lumtur për sigurimin e teksteve për nxënësit e Luginës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Seria A do të jetë liga më e paparashikueshme në…