Rahoveci arrin fitore të rëndësishme në Gjakovë

12 shkurt 2023 | 21:59

Rahoveci ka shënuar fitore të rëndësishme në Gjakovë.

Të dielën në kuadër të xhiros së 16-të të Superligës së Kosovës në hendboll, Rahoveci fitoi ndaj Vëllaznimit vendas me rezultat bindës, 37:28.

“Vreshtarët” nisën fuqishëm ndeshjen dhe shpejt krijuan epërsi 7:2. Vëllaznimi ia doli të afrohet vetëm në dy gola, por jo edhe më shumë.

Në pjesën e dytë epërsia e Rahovecit shkoi deri në dhjetë gola, 26:16, e më pas edhe në njëmbëdhjetë gola, 33:22. Në fund Rahoveci fitoi me 37:28.

Marley Wallace shënoi 11 gola për Rahovecin. Dhjetë i kishte Alban Haziri. Florian Rexha e Labinot Kërleshi i shënuan nga 6 gola për Vëllaznimin. Fitorja e Rahovecit është me shumë rëndësi për të vazhduar në Superligën A.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Ben Blushi Këtë javë që shkoi pashë disa komentë…