Rahoveci e mposhti Prizrenin

21 tetor 2018 | 20:02

KB Rahoveci po vazhdon të paraqitet mirë në elitën e  Kosovës në basketboll, kurse të dielën kjo skuadër e mposhti edhe Prizrenin me rezultat 101-99.

Skuadra e Rahovecit është djersitur mirë për këtë triumf, por e ka regjistruar edhe fitoren e pestë në po aq ndeshje të zhvilluara. Fitores në këtë xhiro i është gëzuar edhe Prishtina që e mposhti Yllin (64-82), kurse Bashkimi e fitoi ndeshjen ndaj Lipjanit (82-77). E para në tabelë është Prishtina me dhjetë pikë sa ka edhe Rahoveci, Prizreni ka tetë pikë, derisa Ylli shtatë.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka…