Rahoveci fiton derbin dramatik ndaj Yllit

04 shkurt 2019 | 12:28

Rahoveci ka triumfuar në derbin e xhiros së XVII në Superligën e Kosovës duke e mposhtur Golden Eagle Yllin të dielën mbrëma në Suharekë me rezultat 74:73 (20:15, 16:19, 21:21, 17:18).

Prej fillimit e deri në fund të takimit është zhvilluar një rivalitet i madh në parket, dhe deri në sekondat e fundit nuk është përcaktuar fituesi. Më të merituarit për fitoren e Rahovecit ishin Fredrik Boayd Richardson me 23 pikë e 12 kërcime, Deshon Jeffery Minnis me 17 pikë, 8 kërcime e 10 asistime dhe Jams Stanback me 14 pikë.

Në anën tjetër te Golden Eagle Ylli më efikasit ishin Clayton Everett me 19 pikë e 4 asistime, Garrius Holloman me 18 pikë e 13 kërcime dhe Artin Gashi me 11 pikë e 4 kërcime. Fitore në xhiron e XVII kanë shënuar edhe Trepça ndaj Lipjani me 93:67, kurse Bashkimi është mundur në derbin lokal nga Ponte Prizreni me rezultat 83:75, derisa Z Mobile Prishtina nuk pati probleme me AFK Borean ndaj të cilës triumfoi me shifrat 140:52.

Z Mobile Prishtina kryeson në renditjen tabelore me 34 pikë, e ndjekur nga Golden Eagle Ylli dhe Rahoveci që kanë tubuar secila nga 28 pikë dhe Ponte Prizreni që është në vendin e katërt me 25 pikë, aq sa ka edhe Trepça dhe Bashkimi që ndodhen në pozitën e pestë, respektivisht të gjashtë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata Demokraci Plus (D+) ka prezantuar raportin për të gjeturat…