Rahoveci përkujton dëshmorët e kombit

06 nëntor 2019 | 14:23

Komuna e Rahovecit në bashkëpunim me OVLUÇK-në dega në Rahovec kanë organizuar të mërkurën aktivitete në nderim jetës dhe veprës së dëshmorëve të kombit: Xhelal Hajda-Toni, Selajdin Mullabazi-Mici nga Rahoveci, Hamdi Hajrizi, Bektesh Haliti dhe Nezir Imeri nga Vushtrria.

Aktivitetet në shënimin e 21-vjetorit të rënies së dëshmorëve kanë filluar me nderime dhe homazhe te vendi i rënies tek udhëkryqi mbi fshatin Opterushë dhe fillimi i ndërtimit të kullës prej guri, për nder të dy heronjve Xhelal Hajda-Toni dhe Selajdin Mullabazi-Mici, për të vazhduar me homazhe te lapidari i heronjve, Xhelal Hajda-Toni, Selajdin Mullabazi-Mici dhe shënimi i ditës së Shkollës së Mesme të Lartë  “Xhelal Hajda-Toni” aktivitet ky që është mbajtur në Shtëpinë e Kulturës “Mensur Zyberaj” në Rahovec.

Në aktivitetet për shënimin e 21-vjetorit të rënies së dëshmorëve: Xhelal Hajda-Toni, Selajdin Mullabazi-Mici, Hamdi Hajrizi, Bektesh Haliti dhe Nezir Imeri, ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi me bashkëpunëtorë, familjarë dhe bashkëluftëtarë të dëshmorëve.

“Emri i tyre është kalitur në çdo mendje e në çdo zemër me një krenari të pamasë. Emrat e tyre sot gëzojnë rrugët e më e mira e kësaj gëzojnë shkollat-vatrat e kulturës e arsimit, nga ku buron dija e bashkë me to buron dashuria për atdheun siç edhe e kishin ata. E ardhmja ndërtohet çdo ditë dhe përkushtimi ynë duhet të bazohet mbi këto flijime të mëdha. Dëshmorët që po i kujtojmë sot na tregojnë se përjetësia u takon atyre, ndërsa neve na mbetet të punojmë pa u ankuar e pa u ligështuar, ngase jeta nuk ka çmim”, ka thënë ndër të tjera kryetari Latifi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga: Elife Podvorica ... dhe tani, të nderuar të pranishëm,…