Rahoveci pësoi humbjen e katërt në Ligën Ballkanike

20 nëntor 2019 | 22:47

KB Rahoveci ka pësuar humbjen e katërt në katër ndeshje në Ligën Ballkanike, derisa kësaj radhe është mundur nga Vllaznia në Shkodër me rezultat 73:68 (20:12, 19:17, 22:24, 12:15).

Vllaznia e filloi ndeshjen shumë më mirë dhe e fitoi çerekun e parë 20:12, por lojë shumë më e barabartë u zhvillua në periodën e dytë, që përfundon 19:17 në të mirë të vendasve, që shkuan në pushim me dhjetë pikë epërsi 39:29. Edhe pse mysafirët e filluan shumë mirë periodën e tretë, nuk arritën të ruajnë epërsinë dhe kjo pjesë përfundon 22:24 për “Vreshtarët”, që e fituan edhe çerekun e fundit 12:15, por ishte e pamjaftueshme dhe Vllaznia fiton 73:68.

Coline Voss ishte më i dalluari te Vllaznia me 21 pikë e nëntë kërcime, kurse te Rahoveci më i miri ishte Joshua McFolley me 32 pikë. Rahoveci ka katër humbje nga po aq ndeshje, derisa Vllaznia një fitore dhe dy humbje.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skënder Berisha Shumë shkaqe e bëjnë zgjerimin e Bashkimit Evropian…