Shkaqet që Bashkimi Evropian nuk e do Ballkanin perëndimor në gjirin e vet

20 nëntor 22:36

Skënder Berisha

Shumë shkaqe e bëjnë zgjerimin e Bashkimit Evropian të kufizuar dhe hezitues për disa shtete, për më keq, bëhet sagë e njohur, e cila hap shumë dilema, nxit sakrilegjin por edhe diskrepancën në mes vlerave që propagandon dhe veprimeve që i ndërmerr.

Disa nga shkaqet që BE-ja nuk e do zgjerimin, e parë nga këndi i vdekur, mund të jenë të renditura pa kriter, disa nga ato janë pa paragjykuar vullnetin e miqve të zgjerimit, të cilët, aktualisht janë të pafuqishëm, apo shtihen si të tillë.

Një nga ato shkaqe, e mendoj se është fokusimi i qeverive të vendeve të BE-së në çështjet e brendshme, të disa shteteve të veçanta, rirreshtimi i brendshëm për të ruajtur standardin e brendshëm dhe droja nga humbja në konkurencën globale në lojën e pabarabartë gjeostrategjike,

Pastaj, globalizmi si armë e padëshirueshme për manipulim i shteteve të vogla me standard të lartë, parcializimi si zgjidhje e konservimit të të arriturave, nivelit dhe standardit të brendshëm veprues si shtet, demokraci dhe vlerë brenda rendit ekzistues,

Pamundësia e integrimit të shpejtë të azilkërkuesve apo të huajve, tradita dhe adete të papëlqyeshme, madje të papërtypshme për votuesit e zakonshëm dhe qytetarët me demokraci që përbëjnë kontigjentin domethënës për vota, me ndikim në anketat, rrjetet sociale dhe kandidaturat përfaqësuese,

E shoh edhe arrogancën e niveleve të burokracive të ngopura nga vlerat e identifikuara në disa vende të BE-së, ruajtja e status-quo-s në ato administrata, besueshmërisë së opinioneve të qytetarëve të thjeshtë, deri te mosbesimi ndaj përsosmërisë së makinerisë për nështrim ndaj vlerave vendore, si nus produkt edhe arroganca e rezistencës ndaj dëbimit,

Mosinteresimi ndaj refleksionit, ripërsëtirjes së faktorit emocional neokolonial, gjatë procesit të absorbimit të qytetarëve të kulturave të ndryshme në situatën e rikthimit të vullnetshëm në koloni nga qytetarët hallexhinj, kontigjentit tjetër refuzues e të cilët nuk janë të interesuar për t’u bërë pjesë e mekanizmit, forcës motorike apo forcës centrifugale të sistemit,

Reminishencat historike për të nesërmen, frika nga ariu siberian, kujtesa e rifreskuar e adn-së të kompiluara dhe karikuara gjatë shekullit 20, me mortaja, uri, bllokada, luftëra, perden e hekurt, komunizmin dhe fenë si burim i mendësisë prapakthyese.

Të gjitha këto, janë të ndihmuara nga injoranca tipike ballkanike, krenaria e pagdhendur dhe paargumentuar e dyanshme, servilizmi gjenetik i sforcuar me inferioritet, rrethanat shpifëse jashtë kontekstit real e bëjnë që BE-ja, jo të mos mendoj ta shtrijë ndikimin dhe zgjerohet, por, në të ardhmen e afërt mund të kërkoj mur ndaj kësaj pjese të saj.

Gjithsesi, përcaktuesit dhe hartuesit e fjalorëve global për njeriun, drejtësinë, lirinë, lindjen e vdekjen, do të jenë kurreshtar të shohin si përpëliten ideologjitë e lindjes, në trollin ballkanik, në kohën e komunikimit ekstrem global, rrjetit social, bollëkut, shkëlqimit dhe të kundërtave të tyre.

Normalisht, nuk duhet ta kuptojmë këtë si risi në veprim, sepse, ashtu siç para sa shekujsh përballej Skënderbeu me një perandori dhe priste ndihmën e cila nuk i erdhi, Dias, De Gama, Cabot, Magelani, Vespuçi, Kolombo me shokë, zbulonin botën e re. Tashmë, BE-ja, është e ngopur, nuk e do më këtë rigjetje, as kthim në tokat e Kryezotit arbëror. Struktura aktuale, në disa shtete, nuk e do. Kjo në aspektin e garës gjeostrategjike, hap portën e rrymave, flladeve e furtunave lindore, ruso-arabo-indo-kineze.

BE-ja, me të drejtë do të ruaj vlerat e veta të arritura, pavarësisht si i krijuan ato vlera, ndërsa ballkanasve, ua imponon qëndresën e sërishme, ndaj këtyre furtunave lindore si para pesë shekujve, gjithsesi, për disa asgjë e re, madje e mirëpritur, por, ata që vlerat perëndimore e shohin si rrugë të vetme, ju rikthehet stigma, dilema, shpërngulja dhe atë që ia ka dhënë zoti, qëndresa.

Disa në BE pa nevojë po bëhen francezë, deri sa gjelat mbajnë çelësin e të vërtetës vepruese. Andaj, nuk është çudi që të huajt i shquajnë makiatot, restorantet dhe…femrat. Gjithsesi, larg fokusit, asnjëra esenciale që shpreh karakterin e kësaj pjese të Ballkanit perëndimor, hiç këtu korrupsionin moral e ekonomik, korrupsionin e vlerës dhe termave matëse.

P.S. Asnjë nga vlerat prapakthyese të mbufatura e të mballosura për vendin dhe kombin tim nga BE-ja, nuk kanë origjinë vendore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampionia e Kosovës në basketboll, Sigal Prishtina është mundur në…