Rahoveci po bëhet me shesh

10 mars 2023 | 12:29

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka marrë pjesë të premten në fillimin e ndërtimit të sheshit qendror të qytetit, projekt i cili do t’i japë pamje tjetër qytetit.

“Sheshi ka tre hektarë sipërfaqe dhe do të përmbajë Qendrën e sheshit në formë rrethore; të përshtatshme për organizimin e ngjarjeve të mëdha dhe të aktiviteteve të ndryshme. Treg ditor modern të mbyllur. Parking nëntokësor me sipërfaqe 4850 m2, që do t’i japë zgjidhje problemit të parkingjeve. Parking mbitokësor. Shteg të gjelbër. Shteg për biçiklistë. Shteg për këmbësorë. Hapësira të gjelbra. Lokale afariste. Të gjitha këto ndërlidhen me njëra-tjetrën, me qëllim që qasja e qytetarëve në të gjitha pjesët e sheshit të jetë më e lehtë”, ka bërë me dije Latifi.

Latifi ka thënë se vlera e projektit do të jetë 3,817,347.79 euro dhe do të jetë investim nga komuna e Rahovecit.

“Do të punojmë që të respektohet plani dinamik dhe afati kohor (2025) i realizimit të plotë të kësaj vepre të madhe publike”, është shprehur Latifi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Borussia Dortmund, Youssoufa Moukoko i cili ka shënuar…