Rahoveci vazhdon me fitore

19 nëntor 2023 | 22:24

Të dielën janë luajtur dy ndeshje të xhiros së dhjetë të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Skuadrat favorite nuk kanë lejuar befasi.

Rahoveci ka shënuar fitoren e nëntë rresht dhe tani udhëheq në tabelë me 18 pikë. Në palestrën “Mizahir Isma”, Rahoveci fitoi kryendeshjen e xhiros ndaj Kastriotit me rezultat 42:33. 23:17 ishte rezultati pas pjesës së parë. Egzon Gjuka i shënoi 13 gola për Rahovecin, ndërsa nga pesë i kishin Victor Alonso e Jeton Bislimi. Besnik Bytyqi shënoi shtatë gola për ferizajasit, ndërsa nga gjashtë i kishin Endrit Tafarshiku, Festim Mustafa e Beni Sula.

Kastrioti është i katërti me dhjetë pikë nga dhjetë ndeshje. Në Mitrovicë, Trepça fitoi ndaj Deçanit me rezultatin 47:36. 23:20 ishte rezultati pas pjesës së parë. Trepça është e treta me 14 pikë nga nëntë ndeshje. Deçani mbetet i gjashti me katër pikë nga dhjetë ndeshje.

Hamdi Salihu i shënoi dhjetë gola për Trepçën. Nëntë i kishte Amar Mujka. Albilon Loshaj i shënoi 11 gola për deçanasit, derisa dhjetë herë shënoi Ardrin Dobraj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampioni i Kosovës, Istogu, është eliminuar në rrethin e tretë…