Rakiqi i reagon ministrit Sveçla pas deklaratave për Vuçiqin dhe Radoiçiqin

11 gusht 2022 | 15:18

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë Kurti, Goran Rakiq, ka akuzuar ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, për siç ka thënë ai,  akuza të panumërta e të pa mbështetura në drejtim të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, si dhe Milan Radoiçiqit.

Siç raportojnë mediat serbe, Rakiqi e ka parë si të çuditshme që Sveçla t’u fliste serbëve në Kosovë për shtetin e së drejtës, derisa dërgon njësinë speciale në veri të vendit.

“Asnjë gënjeshtër kundër zotit Radoiçiq që thoni ju, zoti Sveçla, nuk do të zvogëlojë përgjegjësinë tuaj për ngritjen e tensioneve dhe rrezikimin e paqes, as që ju i premtuat popullit shqiptar një jetë më të mirë, duke i sjellë atij qindra probleme, duke filluar nga ulja e pagave, shkuarja e inflacionit në 15 për qind, mosliberalizimi i vizave, shkatërrimi i sistemit arsimor, social dhe shëndetësor, mungesa e investimeve të huaja, mungesa e vendeve të punës, etj”, citohet të ketë thënë Rakiqi.

Ministri serb i qeverisë Kurti ka kërkuar nga ekzekutivi kosovar repektimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për kthimin e tokave të Manastirit të Deçanit, si dhe themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ditë më parë, ministri Sveçla ka akuzuar Vuçiqin për orkestrim të sulmit kundër Policisë së Kosovës tek Liqeni i Ujmanit, të cilët janë gjuajtur 10 herë me armë zjarri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kina ka tendosur ushtarakisht muskujt kundër Tajvanit. Udhëheqësit e Pekinit…