Rakiqi takohet me ambasadorin britanik, bisedojnë për pandeminë dhe dialogun

14 korrik 2020 | 15:25

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Pushtetit Lokal, Goran Rakiq, është takuar të martën me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.

Biseda ishte orientuar në pandeminë aktuale të shkaktuar nga virusi Covid-19 dhe çështje të tjera të rëndësishme.

Rakiqi ka informuar ambasadorin Abbott për prioritetet e qeverisë, si dhe masat e marra në luftën kundër përhapjes së virusit.

Të dy bashkëbiseduesit kanë deklaruar se pas pandemisë së koronavirusit, e rëndësishme është që aktivitetet të përqendrohen në rimëkëmbjen sociale dhe ekonomike.

Në takim është konfirmuar bashkëpunimi i ardhshëm i përqendruar në zhvillimin e komunave, zhvillimin ekonomik dhe pozitën më të mirë për të rinjtë.

Është theksuar edhe rëndësia e vazhdimit të dialogut dhe zbatimit të të gjitha të arriturave.

Në përfundim të takimit, u është bërë apel qytetarëve që të zbatojnë masat dhe të respektojnë rekomandimet e profesionistëve shëndetësorë.

(F.D/ Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjyqësori i Iranit ka bërë me dije se një ish-punonjës…