Rakitiqi: E lë futbollin të hënën vetëm për të fituar

15 korrik 2018 | 12:03

Ivan Rakitiq është gati të sakrifikojë me kënaqësi karrierën e tij nëse Kroacia shpallet kampione bote sot.

Mesfushori 30- vjeçar vlerëson lidhjen e veçantë që lojtarët kanë me trajnerin Daliq, i cili po bën krenar një vend me 4.5 milionë banorë.

“Unë do ta lija me kënaqësi futbollin të hënën nëse ky do të ishte çmimi që më duhet të paguaj për vendin tim që të fitojë Kroacia. Vetëm shikoni se çfarë po ndodh gjatë muajit të fundit në vendin tonë: gëzim, bashkim, unitet, krenari. Ka një unitet në këtë skuadër të Daliqit. Mendoj se të gjithë ne e meritojmë këtë. Jo vetëm 23 lojtarët dhe stafi, por edhe populli ynë 4.5 milionësh në shtëpi. Nëse do të kishte një stadium me kaq vende, atëherë do të ishte i gjithi plot”, ka thënë mesfushori i Barçës, i cili ka luajtur 70 ndeshje këtë sezon për klubin dhe kombëtaren.

“Unë mendoj se 100 milionë njerëz do të bëjnë tifo për ne. Kam marrë mesazhe nga Argjentina, Spanja, Gjermania, nga të gjitha vendet e botës. Kemi mbërritur në çdo zemër”, ka deklaruar Rakitiq.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot zhvillohet finalja e Kupës së Botës në mes Francës…