Rakitiqi, në mes të Milanit dhe Juves

18 nëntor 2019 | 11:55

Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitiq, raportohet se po konsideron kalimin te Milani vitin e ardhshëm.

Sipas “Calciomercatos”, mesfushori pret që kërkesa e tij për pagë 7.8 milionë euro për sezon të pranohet nga klubi italian, edhe pse kjo konsiderohet e vështirë. Interesim për të ka shfaqur edhe Juventusi.

Barcelona kërkon rreth 35 milionë euro për kroatin, i cili sivjet është paraqitur vetëm në shtatë ndeshje në La Ligë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka ndërruar jetë veterani i UÇK-së, Gani Ahmet Zenelaj, i…