Rama bisedë telefonike me shefin e NATO-s

20 maj 2022 | 22:43

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zhvilluar një bisedë telefonike me shefin e NATO-s Jens Stoltenberg.

Stoltenberg ka shkruar në “Twitter” se komunikoi me Ramën për ndihëm që Shqipëria dhe NATO i kanë dhënë Ukrainës.

Ndërkohë në fokus të bisedës ka qenë edhe anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës në Aleancën Euroatlantike.

 Telefonatë pozitive  me kryeministrin Edi Rama  i Shqipërisë për mbështetjen e NATO-s për popullin ukrainas kundër pushtimit rus. Ukraina mund ta fitojë këtë luftë. Ne diskutuam gjithashtu se si Finlanda dhe Suedia do të forconin Aleancën tonë dhe rëndësinë e politikës së Dyerve të Hapura”, ka shkruar Stolenberg.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shoqata e Mullisëve po kërkon nga qeveria heqjen e vendimit…