Rama dhe Zelensky nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

28 shkurt 2024 | 10:45

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, kanë nënshkruar një marrëveshje në ambientet e kryeministrisë shqiptare.

Marrëveshja e bashkëpunimit parasheh forcimin dhe promovimin e miqësisë Shqipëri-Ukrainë.

Pas takimit, Rama-Zelensky, pritet të vijojë agjenda ditore e paraparë për Samitin e Ukrainës.

Ky samit po mbahet mes udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor dhe atij të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në synimin për riafirmimin e angazhimit të përbashkët të shteteve të Evropës Juglindore  për mbështetje ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka pritur në takim…