Rama e injoron Osmanin, publikon foto me ish-presidenten Jahjaga

24 korrik 2022 | 22:52

Pasi e “prenë” njëri-tjetrin në fotografitë e publikuara nga darka e liderëve të Evropës Juglindore në samitin SEECP në Selanik të Greqisë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, janë parë të largët edhe ne ceremoninë e inagurimit të presidentit të ri të Shqipërisë, Bajram Begaj.

Rama u pa mjaft i afërt me ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, por jo edhe me Osmanin.

Ai madje ka publikuar një fotografi krahë për krahë me Jahjagën.

Ndërsa shihet se Osmani e Rama janë ulur shumë larg njëri-tjetrit gjatë kësaj ceremonie.

Në asnjërën nga fotografit e publikuara në Facebook, Rama nuk shihet duke komunikuar me Osmanin. Në fotografitë e shpërndara Osmani shihet në vetëm dy, njërën me kokë ulur teksa Rama buzëqesh dhe tjetrën nga mbrapa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në qytetin Banska Bystrica të Sllovakisë në një ceremoni të…