Në Banska Bystrica të Sllovakisë janë hapur Lojërat Olimpike për të Rinj “EYOF-2022”

24 korrik 2022 | 22:34

Në qytetin Banska Bystrica të Sllovakisë në një ceremoni të organizuar nga Komiteti Olimpik i këtij shteti është bërë hapja zyrtare e Festivalit Veror Olimpik Evropian për të Rinj EYOF Banská Bystrica 2022.

Nga 24 deri më 30 korrik 2022 në Banska Bystrica 2022 – Sllovaki do të mbahen Lojërat Verore Olimpike Evropiane për të Rinj (EYOF). Në këtë kampionat po marrin pjesë 48 shtete me mbi 2 500 garues.

Kosova po përfaqësohet nga 13 sportistë të shoqëruar nga trajnerët e tyre, të përzgjedhur nga Komiteti Olimpik i Kosovës.

Atletja, Vesa Jusufi, dhe xhudisti, Muhamedin Veseli, kanë bartur flamurin e Kosovës në ceremoninë hapëse të Festivalit Veror Olimpik Evropian për të Rinj EYOF Banská Bystrica 2022.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të gjithëve na pëlqen të bëjmë selfie dhe të marrim…