Rama: Është koha që Serbia të përballet me vetveten

14 dhjetor 2023 | 14:48

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur të enjten për gazetarët, një ditë pas samitit të BE në Bruksel është ndalë tek çështjet më të rëndësishme, siç ishte dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Rama ka thënë se ka bërë thirrje që Këshilli Evropian të heqë të gjitha masat shtrënguese që janë marrë ndaj Kosovës, teksa ka shtuar se Serbia duhet të fokusohet tek e ardhmja evropiane.

“Është koha që Serbia të përballet me vetveten dhe të vendosë të gjithë gurët tek e ardhmja evropiane dhe ti përgjigjet në mënyrë konstruktive ndryshimit pozitiv të Kosovës në dialogun e ndërmjetësuar nga BE. Rajoni e ka të nevojshme si dritën, ajrin, ujin për jetën që të dalë përfundimisht nga zona e dhimbshme e historisë dhe kam theksuar që është koha që Kosova të ndërtojë qasjen mbi themelin e ri që ka vënë me hapin shumë pozitiv që hodhi duke pranuar pas një humbje kohe të gjatë krijimin e asociacionit e komunave me shumicë serbe duke bërë që t’i hapë rrugë të gjithë përfitimeve që vijnë nga një marrëveshje përfundimtare”, ka thënë Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka vendosur ta shesë një pjesë…