Rama: Hapet urgjenca e re polivalente në Spitalin e Ri Qendror në Tiranë

27 prill 2023 | 15:37

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se është hapur urgjenca e re polivalente në Spitalin e Ri Qendror në Tiranë.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se ky investim është me standardet më të larta ndërkombëtare dhe me kushte optimale.

“Duke e bërë spitalin e ri plotësisht funksional, si investimi që vulos rilindjen e shëndetësisë shqiptare”, ka thënë Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rusia po përgatitet për një betejë vendimtare në të gjithë…