Rama: I nderuar me vizitën e yllit të boksit, Florian Marku

23 gusht 2022 | 16:16

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, e priti të martën në ambientet e kryeministrisë, boksierin me famë botërore, Florian Marku, i cili do të përballet më 25 gusht në një duel me Miguel Parra Ramirez. Kjo përballje do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Rama është shprehur i nderuar nga vizita e një tjetër ylli të sportit shqiptar, superstarit të ringut Florian Marku. Gjatë vizitës, Marku i dhuroi kryeministrit një palë doreza boksi, të cilat kryeministri nuk ngurroi t’i vishte dhe të bënte foto me yllin shqiptar.

“I nderuar nga vizita e një tjetër ylli të sportit shqiptar, superstarit të ringut Florian Marku, që të enjten, më 25 gusht, synon në ‘Air Albania Arena’ gjerdanin e madh të kampionit të kategorisë sipërore WBC, në një ndeshje për historinë e boksit botëror”, ka shkruar Rama.

Më herët kryeministri priti kampionen e Evropës, Luiza Gega, së cilës i dorëzoi Kordonin me Yllin për Mirënjohje publike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Napoli ka gjetur zgjidhjen për portën. Tash e…