Rama inkurajon Kurtin për themelimin e asociacionit

26 mars 2023 | 14:42

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama është takuar në Tiranë me homologun nga Kosova, Albin Kurtin.

Ai e ka quajtur Kurtin “mik të posaçëm”, derisa ka thënë se e kanë diskutuar detajisht marrëveshjen e Ohrit.

“I shpreha Albinit të gjithë simpatinë time për kurajon dhe realizmin me të cilin ka hedhur hapa me rëndësi të madhe drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë”, ka shkruar Rama në “Facebook”.

Më tutje, Rama ka deklaruar se e ka inkurajuar Kurtin që të hedhë hapa të tjerë, duke e përmendur edhe Asociacionin e komunava me shumicë serbe dhe Kishën ortodokse Serbe. Për këto, ai thotë se do ta mbështes kryeministrin.

“Ramë dakord që mbledhja e ardhshme e të dy qeverive të mbahet në qershor, ka shkruar Rama.

Postimi i plotë i Ramës:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, ka pritur të…