Rama jep detaje për takimi me Abdixhikun në komunë të Prishtinës
10 dhjetor 2021
| 11:51
Kryetari i ri i Prishtinës, Përparim Ramës, ka pritur në takim liderin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Ai ka treguar se më të parin e LDK-së ka biseduar për projektet dhe punët e shumta që e presin për transformimin e qytetit.
“Në ditën e parë të punës, ishte kënaqësi ta pres në takim Kryetarin e LDK-se z. Lumir Abdixhikun. Patëm një takim miqësor dhe biseduam shkurt për vizionin tonë, projektet dhe punët e shumta që po na presin për transformimin e qytetit. E falenderoj përzemërsisht për mbështetjen e tij të vazhdueshme dhe i pranoj urimet për detyrën dhe obligimin e madh ndaj menaxhimit të kryeqytetit dhe ndaj gjithë qytetarëve të Prishtinës”, ka shkruar Abdixhiku.



