Rama: Kërkimfalja nga Serbia vjen në fund për t’i vënë kapakun dialogut

04 nëntor 2021 | 15:50

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë bashkëbisedimit me gazetarë në Beograd ka thënë se kërimfalja nga Serbia për Kosovën vjen pasi të përfundojë dialogu mes të dy shteteve.

Rama ka marrë shembull rastin e Gjermanisë e Francës, duke thënë se as Gjermania nuk kishte kërkuar falje pas Luftës së Dytë Botërore.

“Ju keni dëgjuar që është thënë se Serbia duhet të kërkoj falje, dhe jam shumë dakord, dhe mendoj se është kapaku që i duhet vënë përfundimisht një dialogu që duhet të zgjidh të gjitha çështjet dhe t’i japi zgjidhje njohjes së Kosovës nga Serbia”,  ka thënë Rama.

Më tutje, Rama ka thënë se “aty ku dallojë unë me ata që ma kanë vënë përpara faljen, për të më treguar se sa jam unë tradhtar, unë u them se falja vjen në fund, nuk mund të vij në fillim”.

“Nuk ka ardhur kërkesa e faljes së Gjermanisë në 1945, ka ardhur në 1969, dhe deri atëherë Gjermania e Franca kanë bërë gjithçka përveçse kanë arritur paqen përfundimtare dhe e kanë filluar saktësisht siç po ndodh me Ballkanin e Hapur”, është shprehur Rama.

Ndërsa duke folur për “Ballkanin e Hapur”, Rama ka thënë se kjo nismë nuk ndikon në dialogun Kosovë-Serbi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pajtim Thaçi, djali i liderit të Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh…