Rama: Me buxhetin e vitit 2024, rritet me 15 mijë lekë paga për infermierët

12 nëntor 2023 | 12:42

Qeveria e Shqipërisë ka projektuar vazhdimin e reformës së pagave për punonjësit e administratës publike.

Vitin e ardhshëm mbi 77 mijë punonjës do të përfitojnë sipas strategjisë së afatmesme buxhetore, ndërsa shuma e caktuar për këtë rritje është 11 miliardë lekë apo 110 milionë euro.

Kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale bëri me dije se nga viti i ardhshëm rritja e pagave do të përfshijë 14 207 infermierë.

Sipas shefit të ekzekutivit për këtë kategori rritja do të jetë me 15 mijë lekë.

Përveç infermierëve, në sistemin shëndetësor, rritja pritet të përfshijë edhe mjekët e përgjithshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Britania e Madhe dhe Commonwealth-i, sot shënojnë Aktin e Përkujtimit…