Rama, mesazh Bashës: Qeveria nuk rrëzohet me kapsolla

13 maj 2019 | 23:37

Kryeministri shqiptar, Edi Rama i dha një mesazh Lulzim Bashës pas marshimit-protestë të sotme të opozitës.

Në profilin e vet në “Twitter”, Rama shkroi se “Marshimet për të rrëzuar qeverinë me kapsolla janë xhiro bosh që nuk nxjerrin askund”.

“Përsëri respekt për Policinë e Shtetit në taksiratin që e ka zën. Dhe një mesazh për LB: Lëri kapsollat! Autobuzin e këtij qershori e humbe po mos humb trenin e qershorit 2021! Kur do flasim?”, ka shkruar Rama.

Pas protestës së sontme të opozitës shqiptare, kreu i PD-së, Lulzim Basha tha se protesta e tyre nuk do të ndalet deri sa Shqipëria të bëhet si gjithë Evropa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe…