Rama dhe Meta përballen më 18 maj në Gjykatën Kushtetuese

30 prill 2021 | 13:03

Gjykata Kushtetuese ka caktuar 18 majin si datën për përballjen e presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama, në çështjen e mosmarrëveshjes së kompetencave për dekretimin e ministrave.

Seanca ishte planifikuar që të zhvillohej më 25 mars , por për shkak të infektimit me Covid të anëtarëve të gjykatës Kushtetuese, kjo datë ishte shtyrë për kohë të pacaktuar.

Kjo padi është depozituar nga Rama pas përplasjes me Metën për mos dekretimin e ish-ministrit të Jashtëm, Gent Cakaj.

Meta refuzoi të dekretojë Cakajn i cili mbajti postin e ushtruesit të detyrës ndërsa ministër i Jashtëm me dekret ishte vetë kryeministri Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liridon Krasniqi shpall të pavlefshme dëftesat e dipolomën e SHMLT…