Rama: Pa llogaritur vëllezërit dhe motrat nga Kosova kemi rritje të turizmit

11 gusht 2022 | 11:41

Shqipëria ka rritje të numrit të turistëve këtë vit. Këtu ka thënë kryeministri Edi Rama, i cili është shprehur se tashmë pa llogaritur vizitorët nga Kosova shifrat janë të qarta se bëhet për një vit të suksesshëm në turizëm.

Rama ka thënë se në muajin qershor ka pasur rritje të turistëve për 45 për qind në Shqipëri pa përfshirë shtetasit kosovarë. “Ne kishim një turizëm të brendshëm dhe një industri inekzistente turistike që mbahej në këmbë vetëm dhe ekskluzivisht nga motrat dhe vëllezërit tanë në Kosovë. Unë kam marrë shifrat e këtij viti që flasin më qartë sesa çdo fjalim për vizitorët e huaj, duke përjashtuar vizitorët nga Kosova, të cilët tanimë hynë të pa regjistruar për shkak se kemi hapur kufirin që nga 1 qershorin dhe hyrja nga Kosova është si hyrje nga Shkodra për në Vlorë, njësoj. Në qershor kemi pasur 604 mijë turistë, përfshirë dhe turistët nga Kosova. Sot kemi 876 mijë turistë të huaj, pasaporta të huaja, as të Shqipërisë, as të Kosovës, 45 për qind qershori”, ka thënë Rama.

Ndërsa duke dhënë shifrat për muajin korrik, Rama ka treguar se kanë hyrë 1.4 milion të huaj, sërish papërfshirë personat me pasaportë të Kosovës.

Ai është shprehur se Tirana zë vendin e dytë pas Antalisë për rritjen më të lartë të turizmit në gjithë zonën e Mesdheut. “Në korrik kemi pasur 1.1 milion, sot kemi 1.4 milionë pasaporta të huaja, as nga Shqipëria, as nga Kosova dhe në këtë periudhë, 1 deri në 10 apo 7 gusht, 411 mijë vjet, 482 mijë sivjet dhe në një nga klasifikimet e bëra për vendet me rritjen më të lartë të turizmit në gjithë zonën e Mesdheut, kuptohet rritje relative, Tirana zë vendin e dytë mbas Antalisë në rritje relative kuptohet në raport me vetveten”, ka thënë Rama, ka thënë Rama pas nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit ndërmjet “Eagle Hills Real Estate Development” përfaqësuar nga investitori Muhammed El Alabbar dhe “Albanian Seaports Development Company”, për realizimin e projektit “Durrës Yachts & Marina”, portit më të madh turistik të Mesdheut në Durrës. Ky investim kap vlerën prej 2 miliardë dollarësh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tajvani ka kryer stërvitje ushtarake më 11 gusht, një ditë…