Rama: Po bëjmë një luftë ku fiton ai që qëndron më shumë në shtëpi, mos na turpëroni!

22 mars 2020 | 14:24

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shpjeguar incidentin me videon e djeshme që ka postuar në llogarinë e vet në “Facebook”.

“Dje postova një video ku një mik më tha që ishte nga Spanja, doli që ishte nga Algjeria, dhe reaguan të gjithë ata që e dini mirë kush janë, gabimi është pjesë e jetës e punës tonë. Më falni që rashë pre e qytetarit digjital. Qëllimi i postimit të asaj videoje gjithsesi nuk ndryshon, ne nuk do lejojmë askënd që radhën nuk e respekton dhe që xhirot janë të patolerueshme në këtë kohë”, ka thënë Rama.

Më tutje, Rama ka thënë se janë duke bërë luftë, ku sipas tij do të fitojë ai që do të qëndrojë më shumë në shtëpi.

“Duhet të adoptohemi urgjent me orarin e ri. Bëni çmos që askush në familjen tuaj të bëj gjërat si duhet, kjo është luftë. Po bëjmë një luftë ku fiton ai që qëndron më shumë në shtëpi, mos na turpëroni”, është shprehur Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rreth 945 izraelitë janë testuar pozitivë për koronavirusin e ri,…