Rama realizon vizitë njëditore në Stamboll

13 dhjetor 2023 | 20:04

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama së bashku me nënkryetarin Alban Zogaj kanë realizuar vizitë njëditore në Stamboll.

Gjatë takimit me kryetarin e Stambollit, Ekrem İmamoğlu, ata biseduan për shtimin e bashkëpunimit mes dy qyteteve si dhe shkëmbimin e përvojave në menaxhimin e mbeturinave, transportin publik, infrastrukturë e sport.

“Po ashtu u mirëpritëm nga kryetari i Odës Ekonomike të Stambollit, Şekib Avdagiç i cili na njoftoi për investimet të cilat Turqia do t’i bëjë në Prishtinë”, ka shkruar Rama në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndihmëssekretari i Shtetit amerikan për Europë dhe Euroazi, Jim O’Brien,…