Rama: Salla Koncertale dhe Muzeu i Artit të Prishtinës po bëhen realitet

31 gusht 2023 | 12:31

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se është shumë i lumtur që po vënë hapat e parë për krijimin e dy hapësirave të rëndësishme kulturore të kryeqytetit, Sallën Koncertale e Muzeun e Artit.

“Gjatë takimit me arkitektin e njohur botëror, Kengo Kuma, diskutuam detajet e fundit për realizimin e këtij projekti tjetër të madh drejt transformimit të Prishtinës. Arkitektura unike e ndërtesës ikonë të Kryeqytetit, do të ruhet tërësisht si pjesë e trashëgimisë sonë. Por në të njëjtën kohë ne do të krijojmë një Sallë Koncertale e Muze të Artit super modern. Ne po realizojmë një kërkesë të kamotshme të artistëve tanë, që të kenë një ambient të përshtatshëm ku do të mund të shprehin artin e tyre, në kushte shumë më të favorshme, ashtu siç do të bëjnë artistët me renome botërore. E kam premtuar dhe po e bëjë realitet!”, ka shkruar Rama në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, konkretisht Agjencia Pyjore…