Rama shkarkon zëvendësministren e Turizmit

09 gusht 2022 | 16:10

Zëvendësministrja e Mjedisit dhe Turizmit, Ornela Çuçi është shkarkuar nga detyra.

Vendimi është marrë nga Këshilli Ministrave. Çuçi e mbante këtë post që nga viti 2017.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr. 9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi: Znj. Ornela Çuçi, zëvendësministër i Turizmit dhe Mjedisit, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, është thënë në njoftimin e Këshillit të Ministrave.

Ornela Çuçi: Vetëm Edi Rama do e çojë përpara këtë vend ...

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Teniserja më e mirë në botë, Serena Willimas, ka njoftuar…