Rama: Shqipëria s’do të ndalet së luftuari për pastërtinë e luftës së UÇK-së

25 shtator 2022 | 12:12

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se Shqipëria nuk do të ndalet së luftuari për pastëritën e luftës së UÇK-së.

Rama në “Facebook” ndau një pjesë të fjalimit të tij të djeshëm që e mbajti në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

“Shqipëria nuk do të ndalet së luftuari për pastërtinë e luftës çlirimtare të Kosovës dhe rishikimin e Rezolutës së Këshillit të Evropës në mbështetje të raportit famëkeq të tregimtarit Dick Marty!”, ka shkruar Rama krahas videos së publikuar në “Facebook”.

Rama të shtunën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së foli edhe për ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, për të cilin tha se po vuan padrejtësisht dënimin.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në 24 orët e fundit, vetëm një rast ka rezultuar…