Rama solidarizohet me policët e plagosur, opozitën e quan të verbër

13 prill 2019 | 21:22

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shprehur solidaritet me policët të cilët janë të pranishëm në protestën e opozitës që po mbahet në Tiranë.

Ai në një postim në profilin e vet në “Twitter”, politikën e opozitës e ka quajtur të verbuar dhe pa kokë.

Rama ka thënë se ndjen keqardhje për policët e plagosur nga goditjet qorre të dy partive që sipas tij po marshojnë në rrugën e vetë-shkatërrimit.

“Solidaritet me çdo punonjës policie që në ditë si kjo, duhet të përballet me ekseset fizike të një politike të dëshpëruar, pa kokë, pa drejtim, pa të nesërme! Keqardhje për policët e plagosur nga goditjet qorre të dy partive të verbuara, që marshojnë në rrugën e vetë-shkatërrimit”, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hendbollistët e Kosovës kanë qenë superior ndaj Paraguajit U21 në…