Rama, studentëve: Të ulemi dhe ta bëjmë së bashku paktin për tetë pikat

12 dhjetor 2018 | 10:38

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, u ka bërë thirrje studentëve protestues që të ulën së bashku dhe ta arrijnë një pakt për tetë pikat që kanë parashtruar.

“Tetë pikat janë për mua vetëm pikënisja e një faze të re transformimi të botës sonë universitare. Dhe këtë transformim mund, duhet e do ta bëjmë vetëm së bashku, përmes një Pakti për Universitetin mes studentëve dhe qeverisë”, ka shkruar Rama.

Postimi i plotë i Ramës:

Të dashur studentë protestues, 

gjithçka na duhet tani është të ulemi dhe të flasim. 

8 PIKAT janë për mua vetëm pikënisja e një faze të re transformimi të botës sonë universitare. Dhe këtë transformim mund, duhet e do ta bëjmë VETEM SE BASHKU, përmes një Pakti për Universitetin mes studentëve dhe qeverisë. 

Adresimin e 8 PIKAVE duhet të nisim pa humbur kohë. Kemi punë për të bërë dhe nëse doni që  uljen e tarifave ta mbyllim para pushimeve tuaja të Vitit të Ri, s’ka realisht minuta për të humbur me llogjet e kazanëve dhe rrugët shkencore të Doktorreshë Monës e të Profesor Lulit. 

Unë jam gati dhe s’kam asnjë kusht, prandaj bëhuni mbarë e më çoni fjalë, kur e ku doni të takohemi. Përqafime dhe kurajo, sepse do ju duhet shumë kur ta kuptoni që kjo që keni nisur është ku e ku më e madhe, sesa ato 8 PIKA:-)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se sakrifica e popullit të…