Rama takon presidenten e KE-së: Ajo Ka plan të qartë për negociatat (Video)

29 janar 2020 | 11:55

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një videomesazhi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka dhënë detaje rreth takimit të zhvilluar një ditë më parë me presidenten e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen.

Rama ka thënë se me shefen e KE-së ka biseduar rreth Konferencës së Donatorëve që pritet të mbahet në Bruksel për të ndihmuar Shqipërinë për të përballuar pasojat nga tërmeti i 26 nëntorit.

Sipas Ramës, presidentja ka shprehur angazhimin për të ndihmuar Shqipërinë në këtë proces të vështirë.

“Ishte një bisedë që kishte një pjesë të madhe informative për situatën pas tërmetit që nga familjet e prekura tek raporti i dëmeve që po bëhet bashkë me ekspertët, masterplani i rindërtimit, kalendari i procesit dhe plani ynë i financimit të këtij aksioni masiv që nga dëmet tejkalon mundësitë tonë”.

“Presidentja i ka kushtuar një vëmendje të veçantë kësaj ngjarje që në ditën e parë të tërmetit dhe takimi i mbrëmshëm ishte konfirmim për angazhimin e saj për të mbështetur operacionin e rindërtimit. Ne e dimë mirë që shuma e mundshme që mund të mblidhet nga ajo konferencë nuk do t’i përmbushë të gjitha nevojat. Plani i presidentes Ursula von der Leyen shkon përtej konferencës”, ka thënë Rama.

Më tutje, Rama ka thënë se me Ursula von der Leyen, ka biseduar edhe për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

“Temë diskutimi ishte edhe përshpejtimi i procesit të integrimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. E sigurt që presidentja ka një strategji konkrete për objektin e hapjes së negociatave. Është e sigurt që përsëri fati i vendimit mbi hapjen do të varet mbi ecurinë e debatit të brendshëm të BE-së”, ka thënë kryeministri shqiptar.

#TiNukDoJeshKurrëVetëm ?????Permbledhja e takimit të mbrëmshëm në Bruksel me Presidenten Ursula von der Leyen

Gepostet von Edi Rama am Mittwoch, 29. Januar 2020

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), me mbështetjen e…