Rama uron Kurban Bajramin me projektet e xhamive që do të rimëkëmben

21 gusht 2018 | 10:48

Në postimin e mëngjesit në rrjetin social në “Facebook” kryeministri Edi Rama ka zgjedhur t’i urojë besimtarët myslimanë për Kurban Bajram me projektet për rimëkëmbjen e disa xhamive, si ajo e Et’hem Beut në Tiranë, xhamia Mbret dhe ajo e Beqarëve në Berat, etj.

“Mirëmëngjesi dhe me këto pamje nga kantieret e shumta të punës për rimëkëmbjen e xhamive në mbarë vendin që janë pjesë e thesarit tonë të trashëgimisë historike e kulturore, ju uroj të gjithë besimtarëve myslimanë Gëzuar Kurban Bajramin”, ka shkruar Rama.

MIRËMËNGJES ?dhe me këto pamje nga kantieret e shumta të punës për rimëkëmbjen e xhamive në mbarë vendin që janë pjesë e thesarit tonë të trashëgimisë historike e kulturore, ju uroj të gjithë besimtarëve myslimanë GËZUAR KURBAN BAJRAMIN ?

Gepostet von Edi Rama am Montag, 20. August 2018

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I pari i Lëvizjes Vetëvendosje  Albin Kurti, ka vizituar selinë…