Rama uron peshëngritësin shqiptar: Meriton një bravo të madhe

28 korrik 2021 | 17:36

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për arritjen e peshëngritësit shqiptar, Briken Çalja në lojërat olimpike në Tokio.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama shkruan se pavarësisht se Çalja nuk arriti të merrte një medalje olimpike, ai meriton një bravo të madhe. Më herët për sportistin shqiptar ka reaguar dhe Presidenti Ilir Meta i cili thotë se përfaqësimi i Çaljas ishte një arritje dinjitoze për Shqipërinë.

Peshëngritësi shqiptar u rendit në vendin e katërt në kategorinë e 73 kg në peshëngritje. Me 341 kg në dygarësh, Çalja nuk arriti të sigurojë një medalje olimpike me një diferencë vetëm prej 1 kg.

“Edhe pse pa medalje për vetëm 1kg diferencë, Brikeni meriton një bravo të madhe për renditjen në vendin e katërt në Lojrat Olimpike të Tokios”, ka shkruar Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anthony Joshua ka zbuluar se ka refuzuar mbi dhjetë milionë…