Ramadan Qehaja: Gjendja e jashtëzakonshme është e panevojshme

12 korrik 2020 | 08:12

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Ramadan Qehaja, ka folur lidhur me paralajmërimin për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme në Kosovë si veprim për ta luftuar Covid-19.

Ai ka thënë se në opinion u shfaqen shumë qëndrime kontradiktore për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Kosovë.

“Kujtoj që një vendim i tillë në momentin aktual të rrezikut nga Covid-19 është i panevojshëm dhe nuk përbën formën me të cilën do të ndalohej shpërndarja e virusit. Gjendja e jashtëzakonshme shpallet vetëm atëherë kur ka rrezik imanent nga faktorët e brendshëm dhe të jashtëm ku të gjitha format tjera do të shterreshin dhe rrjedhimisht do të lypsej mobilizimi maksimal fizik i të gjitha resurseve në dispozicion, ku ushtria ka rëndom rol prijës”, ka shkruar Qehaja në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka shtuar se rrjedhimisht ka konstatuar dhe vazhdon të konstaton se argumentet për vendosjen e rendit publik (lexo: diciplinimin e popullatës) nëpërmjet hyrjes në fuqi të gjendjes së jashtëzakonshme nuk qëndrojnë.

“Në vend të saj, Qeveria duhet të mendoj për forma strikte te vendosjes se masave duke ngritur nivelin e inspektimeve e sanksionimeve, gjithmonë duke llogaritur në mbështetjen shtesë të strukturave të rendit, krahas formave tjera vetëdijësuese”, ka thënë eksperti i sigurisë, Ramadan Qehaja.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Cristiano Ronaldo ka realizuar dy penalti të shtunën në mbrëmje…